Tiniti

Teknologjia


Shumica e personave me tinit vuajnë kryesisht nga stresi i vazhdueshëm dhe sforcimi mendor që mund të shkaktojë kjo gjendje shëndetësore. Kjo ndodh për shkak se çdo sinjal akustik që marrin veshët tanë përpunohet dhe deshifrohet nëpërmjet kanaleve të dëgjimit dhe trurit: Nga vjen zhurma? Sa e lartë është ajo? A është një fjalë e thënë? Dhe nëse po, çfarë kuptimi ka?

Megjithëse veshët nuk mund t'i mbyllim ashtu siç mund t'i mbyllim sytë, trungu i trurit mund të të filtrojë në mënyrë të pandërgjegjshme sinjalet individuale që i klasifikojë si të pakuptimta. Për këtë arsye, për shembull, prindërit janë në gjendje të dëgjojnë të qarën e fëmijës së tyre natën, por nuk zgjohen nga dyert që përplasen.

Truri ynë

mund të fokusohet

në tinguj të caktuar.



Zgjidhje për tinitin

"HANSATON" ofron aparate dëgjimi që kombinojnë përmirësimin e dëgjimit me mbështetjen e terapisë për tinitin. Duke ju ofruar amplifikim në një diapazon të prekur nga humbja e dëgjimit, klientët tuaj do të dëgjojnë tinguj të zakonshëm, ndërkohë që mundësisht do të perceptojnë më pak zhurmë. Gjatë çasteve të qeta, klientët mund të ndezin gjeneratorin e zhurmës, që mund të ndihmojë trupin e tyre të përshtatet dhe të mësojë të kompensojë tinitin.

Ju mund të zgjidhni: të lejoni që modelet pothuajse të padukshme që vendosen brenda në vesh të mbështesin terapinë e tinitit ose të zgjidhni aparate dëgjimi të modelit "HANSATON" për kombinim të ngjyrës dhe formës elegante. Pavarësisht stilit që do të zgjidhni, klientët tuaj mund të presin më tepër relaksim në përditshmëri.

Gjeneratori i zhurmës së kontrolluesit të tinitit mund të aktivizohet me ose pa amplifikim të tingullit, në mënyrë që të jetë i përshtatshëm për klientë me ose pa humbje të dëgjimit.  Kontrolluesi i tinitit mund të aktivizohet dhe mund të personalizohet në mënyrë individuale në çdo program në ndihmë të dëgjimit.  Gjithashtu, për çdo program, ju mund të aktivizoni mundësinë e klientëve për të rregulluar vetë nivelin e gjeneratorit të zhurmës ose përmes komandave të aparatit të dëgjimit ose përmes aplikacionit të transmetimit në distancë, për sistemet e dëgjimit me valë. 


Vështrim i përgjithshëm i produktit

Mësoni më tepër rreth aparateve më të rinj të dëgjimit

Rreth "HANSATON"

Mësoni më shumë rreth misionit dhe qëllimit tonë.

HearIntelligence™

Teknologjia e sistemit të dëgjimit