Dizajni
Style RIC - dizajn i vlerësuar me çmime
Dizajni elegant dhe i jashtëzakonshëm i HANSATON FOKUS Style RIC është frymëzuar nga nevojat dhe idetë e njerëzve që përdorin aparate dëgjimi, si dhe të profesionistëve të kujdesit ndaj dëgjimit. Ekipi i Përvojës së Përdoruesit dhe Dizajnit i mblodhi të gjitha dëshirat dhe idetë novatore gjatë disa seminareve në ShBA, MB dhe Gjermani. Shumë përdorues të aparateve të dëgjimit po kërkonin një formë më moderne që të mund të përmirësonte rehatinë, sidoms gjatë mbajtjes së syzeve. Më konkretisht, ata kërkuan një aparat dëgjimi që të ishte i hollë, por sërish me gjatësi të pranueshme. Duke u bazuar te këto ide, Ekipi i Përvojës së Përdoruesit dhe Dizajnit filloi të krijonte nga e para formën nobatore të aparatit të ri të dëgjimit, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e RD-së. Edhe forma e baterisë duhej rimodeluar për ta bërë më të përshtatshëm me dizajnin e hollë. Ekspertët e akustikës dhe përvojës së përdoruesit punuan së bashku për të përfituar sa më shumë nga gjatësia shtesë gjatë pozicionimit të komponentëve, si p.sh. gjatë vendosjes dhe formësimit të butonit të shtypjes, me qëllim që të përmirësohej më tej përdorimi. Kjo qasje bashkëkrijuese na mundësoi të krijonim një aparat dëgjimi unik dhe të hollë, pa cenuar performancën, që pajtohet edhe me mënyrën e jetesës së klientëve tanë.
Vështrim i përgjithshëm i produktit
Mësoni më tepër rreth aparateve më të rinj të dëgjimit
Rreth "HANSATON"
Mësoni më shumë rreth misionit dhe qëllimit tonë.
HearIntelligence™
Teknologjia e sistemit të dëgjimit