Rreth nesh

HANSATON – Partneri juaj i së ardhmes

Duam që të jemi partneri juaj, në mënyrë që të ndajmë dizajnet dhe novacionet tona me mbarë botën dhe sa më shumë njerëz t'i gëzohen mrekullisë së dëgjimit.



Njerëzit janë të rëndësishëm

Pasioni ynë i shërben çdokujt që ka nevojë për pajisje dëgjimi që të gjejë një të tillë sa më të rehatshme, si fizikisht, ashtu edhe në aspektin shoqëror. Për ta arritur këtë objektiv, dëshirojmë të krijojmë partneritete me specialistë të kujdesit për dëgjimin që kanë të njëjtën mendësi me tonën. Aparatet tona unike të dëgjimit dhe gjithçka që përfshijnë ato, janë projektuar me qëllim që t'ju ndihmojmë t'i përmbushni me sukses nevojat e klientëve tuaj.



Dizajn me një qëllim të caktuar

Dizajnet më të mira janë kombinim i bukurisë së pashoqe dhe funksionit të jashtëzakonshëm. "HANSATON" përpiqet të sjellë dizajne të mrekullueshme në mënyrë që klientët tuaj t'i përdorin me lehtësi aparatet e tyre të dëgjimit dhe të jenë krenarë për to. Duam t'i japim fund stigmës rreth aparateve të dëgjimit, në të gjithë botën.



Krijojmë të ardhmen

Falë fuqisë së historikut të përbashkët të "Sonova" dhe  "HANSATON", kemi krijuar më shumë se 100 vjet përvojë. Kemi forcuar më tej trashëgiminë tonë të pasur gjermane të cilësisë, dizajnit dhe inxhinerizimit, si dhe të percizionit dhe novacionin zviceran. Teksa shohim drejt së ardhmes, do të vijojmë të mësojmë nga partnerët tanë. Kjo do të na ndihmojë t'i shtyjmë më tej limitet e dizajnit dhe teknologjisë për të përmbushur rnevojat e klientëve aktualë dhe të ardhshëm.

Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim dhe jepuni klientëve tuaj mundësinë për ta jetuar plotësisht momentin me "HANSATON FOKUS".


"HANSATON" punon ditë pas dite për të mbështetur personat me dëmtim të dëgjimit dhe për t'ju ofruar atyre sisteme dëgjimi që i ndihmojnë të bëjnë diçka që duhet të jetë bazike: të dëgjojnë sa më mirë çdo ditë.
Për "HANSATON", "dëgjimi dhe emocionet" janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Që nga ideja e parë për një sistem të ri dëgjimi, te konceptet e dizajnit estetik të kasës, te njerëzit që mbajnë sistemin e ri. Që nga vitet 1950, "HANSATON" është radhitur ndër markat me suksesin më të qëndrueshëm në këtë industri.


Themelimi i "HANSATON"

Rudolf G. E. Fischer e themeloi kompaninë në vitin 1957 dhe prezantoi aparatet e avancuara të dëgjimit të një prodhuesi amerikan në tregun gjerman.

Aparatet e para të dëgjimit të "HANSATON"

Zhvillimi i departamentit të krijuar nga Uwe Fischer nisi të zhvillojë aparatet e tij të dëgjimit, që filluan të përcjellin filozofinë e "HANSATON" në një mënyrë unike.

Traditë familjare e tre brezave

Pas përfundimit të studimeve për inxhinieri, Andreas Fischer iu bashku biznesit të familjes si menaxher i operacioneve. Johannes Fischer i bashkohet pas disa vitesh dhe merr në dorë zgjerimin e rrjetit global të shitjeve.

Sonova

Për të forcuar markën "HANSATON" dhe për të mbështetur rritjen e ambicieve, "HANSATON" nis një partneritet strategjik me "Sonova". Deri në vitin 2019, "HANSATON" është integruar plotësisht për të shfrytëzuar novacionet më të fundit të Sonova.