Sisteme dëgjimi "HANSATON FOKUS"

Performanca e mrekullueshme e tingullit dhe lidhja që duan klientët tuaj, në dizajne që do t'i pëlqejnë pa masë. 
Për më tepër, mbahet lehtësisht, karikohet shpejt dhe prodhon më pak mbetje.




Aparate të rikarikueshme dëgjimi "RIC" "HANSATON FOKUS"

Aparatet e rikarikueshme të dëgjimit "HANSATON FOKUS" vijnë me një dizajn modern dhe unik, si dhe me një performancë të jashtëzakonshme tingulli "FOKUS". Janë të disponueshme në pesë nivele performance, që përfshijnë deri në tetë mjedise automatike dëgjimi, të cilat janë pjesë e teknologjisë novatore "HearIntelligence™".



 

 

Style RIC i vlerësuar me çmime

 

Aparatet e bukur dhe elegantë të dëgjimit "Style RIC" ofrojnë performancë të lartë, lidhen lehtë me telefonin tuaj celular dhe mund të rikarikohen.


Ultra Power

Aparatet e dëgjimit "beat FS UP" vijnë me marrës të dyfishtë për një fuqi dalëse prej 141 dB SPL dhe një përforcim prej 80 dB. Softueri "Scout" i përshtatjes i "HANSATON" ju ndihmon që të përshtatni më shpejt klientët me cilësimet e tyre të preferuara, duke nisur përshtatjen me një nga 3 paravendosjet.

Gjeni paravendosjet e duhura

Niseni përshtatjen me një nga tri paravendosjet dhe përfitoni nga një sukses më i shpejtë i përshtatjes dhe pranimi spontan.


Klasik


Klienti juaj është mbajtës prej një kohe të gjatë i sistemit të fuqishëm të dëgjimit. Mikrofonët me orientim të gjithanshëm sigurojnë bazën e qëndrueshme akustike për përpunimin klasik të tingujve. Amplifikimi fokusohet në dëgjimin e tingujve dhe e të folurit në ambient.

Modern


Klienti juaj është i prirur drejt përpunimit modern të sinjalit dhe orientimit të reduktuar . Ai preferon amplifikim më të lartë, me fokus te kuptueshmëria e të folurit dhe te reduktimi i zhurmave në ambient.

Aktiv


Klienti juaj preferon një përpunim aktiv të sinjalit dhe efekt maksimal të funksionalitetit me orientim maksimal. Fokusi është në kuptueshmërinë e të folurit në nivelin më të lartë të rehatisë.


Biseda midis zhurmash të mëdha me "StereoBeam"

Me veçorinë e re të bisedës në mjedise me zhurma të larta, "StereoBeam" i ndihmon klientët tuaj të angazhohen plot vetëbesim në biseda, edhe në situatat sfiduese më të zhurmshme. Duke mos u ndierë më të veçuar në festa, klientët tuaj do të jenë në gjendje të marrin pjesë në aktivitete sociale të panumërta. Jepuni atyre fuqinë për të pasur vetëbesim në aktivitetin e ardhshëm.


Biseda në makinë me "Dynamic SpeechBeam"

Version i ri i specializuar i "Dynamic SpeechBeam" është zhvilluar për të menaxhuar situatat sfiduese lidhur me dëgjimin në makinë.  "SNR" e përmirësuar me "Dynamic SpeechBeam" i lehtëson bisedat tuaja në makinë. 


Opsione të fuqishme të ndërfaqes, zgjidhje inteligjente të multimedias

Aparatet e dëgjimit "FOKUS" janë dizenjuar për t'u lidhur me lehtësi me një seri pajisjesh multimediale të ndryshme dhe me specifika të veçanta. Ato ofrojnë lidhje të shpejtë dhe automatike me televizorët, telefonat inteligjentë, telekomandat dhe mikrofonat me komandim nga distanca, duke i bërë klientët tuaj që të mos bëjnë dot pa këto lidhje kaq të rëndësishme.



Ndërveprime të lehta

Teknologjia "HearIntelligence" percepton mjedisin akustik në mënyrë sa më të ngjashme me atë të natyrës. Ai përdor teknologji novatore për të mbështetur ndërveprimet e ndërlikuara ndërmjet tingullit hyrës, veshit dhe trurit. Ndërveprimet e lehta ndërmjet çdo veçorie janë të konceptuara për të rikrijuar dëgjim shumëdimensional për lidhje sa më realiste me mjedisin akustik në një shumëllojshmëri situatash sociale.






Aparatet e rikarikueshme të dëgjimit zgjasin deri në 24 orë  

Në qendër të sistemeve të rikarikueshme të dëgjimit "HANSATON FOKUS" qëndron pikërisht bateria me jone litiumi që punon deri në 24 orë me vetëm tri orë karikim.

Koha e rikarikimit (karikim nga 0 % deri në 100 % në më pak se 3 orë)

  • Deri në 24 orë: Pa transmetim
  • Deri në 16 orë: Teknologji "AirStream" ("TV Connector"/"PartnerMic")
  • Deri në 11 orë: Telefon me Bluetooth® dhe transmetim muzike

 

Logoja me shkronja dhe logoja e Bluetooth® janë marka të regjistruara në pronësi të Bluetooth SIG, Inc..

Dizajne që do t'ju pëlqejnë aq shumë

Aparatet e dëgjimit "HANSATON FOKUS" janë të disponueshme në një seri ngjyrash kontrastuese.


Ngjyrat e disponueshme


Ngjyrat e disponueshme të Style RIC


Stili


Aksesorët



Shkarkimet e FOKUS

Filename
HT_Pamphlet_FS-Complete_98x210-pdf_EN_028-6820-02_V1.00.pdf
Size
1 MB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Pamphlet_FS_UP-Consumer98x210_EN_028-6796-02_V1.00.pdf
Size
2 MB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Pamphlet_FS-Style-Consumer_98x210_EN_028-6760-02.pdf
Size
2 MB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Brochure_FS-PerformanceLevel_3fold_EN_028-6729-02_V1.00.pdf
Size
2 MB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Pamphlet_AccessoriesFS_98x210_EN_028-6730-02_V1.00.pdf
Size
3 MB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Brochure_FS-Complete-3fold-pdf_EN_028-6819-02_V1.00.pdf
Size
2 MB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Brochure_FS-UP-ProductBrochure_EN_028-6795-02_V1.00.pdf
Size
688 KB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Brochure_FS-Style-ProductBrochure_EN_028-6759-02.pdf
Size
751 KB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Brochure_FS-PlatformBrochure_EN_028-6726-02_V1.00.pdf
Size
1 MB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Brochure_FS-PerformanceLevel_3fold_EN_028-6729-02_V1.00.pdf
Size
2 MB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Filename
HT_Brochure_FS-LifestyleAnalyzer_EN_028-6727-02_V1.00.pdf
Size
5 MB
Format
application/pdf
Shkarkimi

Aksesorët

Më tepër komfort, fleksibilitet dhe liri me aksesorët "HANSATON".

Teknologjia

Zbuloni fuqinë e "HearIntelligence™" dhe të analizuesit të stilit të jetesës.

Rreth "HANSATON"

Në "HANSATON", frymëzohemi nga pasioni për njerëzit, dizajnin dhe novacionin.