Politika e privatësisë së faqes së internetit dhe e kukive 'cookie'


Kjo Politikë e Privatësisë së Faqes së Internetit dhe e 'Cookie' ("Politika") është vënë në zbatim për t'ju informuar se si "Sonova AG", si kontrolluesi i të dhënave, me adresë të regjistruar në Laubisruetistrasse 28, 8712 Stäfa, Switzerland, dhe filialet e saj ("Sonova" apo "ne") përpunojnë të dhënat tuaja personale ndërsa vizitoni këtë faqe interneti, dhe se çfarë kukish apo teknologjish të ngjashme përdor "Sonova".

Shërbime të caktuara të ofruara nga kjo faqe interneti mund të kërkojnë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale. Nëse nuk dëshironi të jepni të dhënat tuaja personale, mund të mos jeni në gjendje të aksesoni pjesë të caktuara të kësaj faqeje interneti, ose ne nuk do të mund t'i përgjigjemi kërkesës suaj.

TË DHËNAT PERSONALE QË PËRPUNOHEN DHE QËLLIMET E PËRPUNIMIT TË TYRE

Gjatë vizitës suaj në këtë faqe interneti, "Sonova" mund të mbledhë të dhënat personale të mëposhtme:

  • Titullin, emrin, mbiemrin, adresën e emailit, kodin postar dhe numrin tuaj të telefonit
  • Të dhëna sensitive të tilla si të dhënat shëndetësore
  • Informacion rreth aktivitetit tuaj në këtë faqe interneti

Tri bazat ligjore për të cilat ne po mbledhim të dhënat tuaja personale janë pëlqimi juaj, interesi ynë legjitim dhe kërkesa jonë ligjore.

Këto të dhëna personale mund të mblidhen për arsyet e mëposhtme:

  • Bazuar në pëlqimin tuaj: për krijimin e llogarisë suaj, për të na kontaktuar me anë të formës së kontaktit, në mënyrë që Sonsova t'i përgjigjet përdoruesve, për të bërë një test dëgjimi online
  • Bazuar në interesin tonë legjitim: për të analizuar performancën e faqes së internetit, për të përmirësuar shërbimet tona dhe funksionalitetin e faqes sonë të internetit
  • Për të plotësuar kërkesat ligjore (p.sh. për t'iu përgjigjur hetimeve ligjore)

DEKLARATA E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne nuk do të shesim, ndajmë apo shpërndajmë të dhënat tuaja personale te palë të treta përveçse siç parashikohet në këtë Politikë. "Sonova" mund të ndajë të dhënat tuaja personale me palët e treta të mëposhtme: filialet dhe grupet e tjera të "Sonova"; partnerët, bashkëkontraktorët dhe nënkontraktorët tanë, për të siguruar funksionimin e duhur të faqes së internetit dhe shërbimeve; autoritetet publike dhe qeveritare, nëse kërkohet nga ligji.

TRANSFERIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Palët e treta tek të cilat mund të transferojmë të dhënat personale mund të ndodhen jashtë shtetit ku ne përpunojmë të dhënat tuaja personale. Nëse është ky është rasti dhe nëse pala e tretë importuese ndodhet në një shtet që nuk konsiderohet të ofrojë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje për të dhënat personale, sipas ligjit të BE-së për mbrojtjen e të dhënave apo një ligj tjetër të zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave, atëherë ne do të zbatojmë procedurat dhe masat e duhura për të siguruar një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje.

Këto masa mund të variojnë sipas vendit, në përputhje me ligjin e zbatueshëm. Nëse dëshironi të informoheni më shumë rreth mekanizmave dhe masave mbrojtëse ligjore në fuqi, na kontaktoni në adresën e shënuar në seksionin "Na kontakto".

RUAJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat personale nuk do të mbahen më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimet e lartpërmendura. Kjo do të thotë se të dhënat personale do të fshihen sapo të arrihet qëllimi i përpunimit të tyre. Megjithatë, "Sonova" mund t'i ruajë të dhënat personale më gjatë nëse është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e ligjit të zbatueshëm ose për të mbrojtur apo ushtruar të drejtat tona.

SIGURIA E TË DHËNAVE PERSONALE

"Sonova" zbaton një sërë masash sigurie për të mbrojtur të dhënat personale nga incidentet e lidhura me sigurinë apo zbulimet e paautorizuara të atyre të dhënave. Këto masa sigurie bazohen në standardet e duhura të sigurisë që zbatohen në këtë industri dhe përfshijnë, ndër të tjera, kontrollet e aksesit, fjalëkalimin, enkriptimin dhe vlerësimet e rregullta të sigurisë.

TË DREJTAT TUAJA TË PRIVATËSISË

Siç mund të jetë e përshtatshme në përputhje me ligjin e zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave, ju mund të kërkoni akses, të informoheni, korrigjimin, fshirjen, lëvizjen e të dhënave tuaja personale, për të kufizuar apo kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale ose të anuloni pëlqimin tuaj. Gjithashtu keni një të drejtë në lidhje me vendimmarrjen dhe profilizimin e automatizuar. Vini re se ushtrimi i këtyre të drejtave nuk është absolut dhe i nënshtrohet kufizimeve ligjore.

Na kontaktoni nëse keni ndonjë shqetësim rreth të dhënave tuaja personale apo nëse dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja.

Ju keni gjithashtu të drejtën të paraqitni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës vendor ose pranë organit rregullator kompetent nëse gjykoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale është në shkelje të ligjit të zbatueshëm.

POLITIKA E KUKIVE 'COOKIE'

ÇFARË JANË KUKIT 'COOKIE' ?

Kukit janë skedarë të vegjël të ruajtur nga shumica e shfletuesve të internetit për të gjurmuar informacionin e vizitorëve dhe për të mundësuar që "Sonova" ta bëjë ofertën e saj në internet më të përshtatshme për ju. "Sonova" përdor katër lloj kukish gjatë vizitës suaj në faqen tonë të internetit. Periudha e ruajtjes së tyre varet nga secili shtet dhe ligji përkatës në fuqi, por ne do t'i ruajmë ato për të paktën gjashtë muaj, sipas udhëzimeve të autoritetit francez për mbrojtjen e të dhënave.

SI I PËRDORIM ATO?

Ne i përdorim kukit për qëllimet e mëposhtme:

  • Për të marrë informacion rreth cilësimeve të shfletuesit, emrit të domenit, ofruesit të shërbimit të internetit, sistemit tuaj operativ, datës dhe orës së aksesimit, vendndodhjes, llojit të pajisjes së përdorur për të aksesuar faqen tonë të internetit dhe për të kryer administrimin e sistemit.
  • Për të marrë informacion rreth faqeve të tjera të internetit që keni vizituar apo rreth llojeve të kërkimeve që keni bërë për të përmirësuar përvojën tuaj
  • Për të parandaluar aktivitetet mashtruese dhe për të përmirësuar sigurinë
  • Për të njohur dhe analizuar preferencat tuaja të shfletimit dhe produktet për të cilat jeni të interesuar
  • Për të lidhur sjelljen tuaj të mëparshme në faqen e internetit pasi jeni regjistruar me të dhënat tuaja në faqen e internetit të "Sonova" për qëllime biznesi apo teknike

Disa nga kukit që përdoren nga faqet tona të internetit caktohen nga ne dhe disa të tjera caktohen nga palë të treta në emër të "Sonova". Përdorimi nga ana jonë i kukive nga palë të treta mundëson reklamim të personalizuar, që do të thotë se ju mund të shihni reklama rreth "Sonova" në faqet e tjera të internetit që vizitoni.

ÇFARË LLOJE KUKISH PËRDORIM?
  • Kuki rreptësisht të nevojshme: këto kuki janë të nevojshme që ne t'ju ofrojmë funksionalitet bazë të faqes sonë të internetit dhe nuk mund të çaktivizohen në sistemet tona. 
  • Kuki analitike dhe të performancës: këto kuki na lejojnë të numërojmë vizitat dhe burimet e trafikut, në mënyrë që të matim dhe përmirësojmë performancën e faqes sonë të internetit.
  • Kuki funksionale: këto kuki përdoren për të ofruar funksionalitet dhe personalizimin të përmirësuar gjatë vizitës suaj.
  • Kuki të synimit ose të reklamimit: këto kuki mund të vendosen përmes faqes tonë të internetit nga partnerët tanë të reklamave për të krijuar një profil të interesave tuaja dhe për t'ju propozuar reklama të përshtatshme për ju.

Gjithashtu, faqet tona të internetit mund të përdorin "Google Analytics", një shërbim analitik në faqen e internetit i ofruar nga Google, Inc. ("Google"). "Google Analytics" gjithashtu përdor kuki për të ndihmuar faqen e internetit të analizojë se si përdoruesit përdorin faqen e internetit nga pajisje të ndryshme. Informacioni i gjeneruar nga kukit në lidhje me përdorimin e faqes së internetit do të transmetohet dhe do të ruhet nga "Google", duke përfshirë edhe transferime në Shtetet e Bashkuara. Për të mësuar më shumë rreth "Google Analytics", klikoni këtu. Ju mund të hiqni dorë që të gjurmoheni nga "Google Analytics" për të ardhmen duke shkarkuar dhe duke instaluar shtesat e heqjes dorë të "Google Analytics" për shfletuesin tuaj aktual të faqes së internetit.

SI TË MENAXHONI KUKIT?

Çdo lloj kuki pasqyron një qëllim specifik dhe në faqen tonë të internetit mund të jepni lehtësisht pëlqimin specifikisht për secilin qëllim. Duke pranuar të gjithë kukit, do të keni një përvojë plotësisht të personalizuar. Ne ju lejojmë të zgjidhni llojet e kukive që dëshironi të pranoni apo bllokoni, por kjo mund të ndikojë në përvojën tuaj në faqen e internetit dhe në shërbimet që ofrojmë (siç u përmend më lart). Megjithatë, mund ta përdorni shërbimin tonë edhe në rast se refuzoni të pranoni disa nga kukit, me përjashtim të atyre që janë rreptësisht të nevojshme. Mund ta tërhiqni apo modifikoni pëlqimin tuaj në çdo kohë nga faqja "Preferencat e kukive".

Mënyra se si mund të jepni pëlqimin tuaj për secilin qëllim, apo të pranoni të gjithë kukit do të varet nga ligji i zbatueshëm për kukit në shtetin tuaj dhe mund të gjendet dhe shpjegohet lehtësisht në njoftimin e kukit.

Nëse nuk jeni të interesuar për avantazhet e kukive, funksioni "Ndihmë" i shfletuesit mund të japë udhëzime se si të parandaloni kukit ose si të fshini kukit ekzistuese. Gjithashtu, ju mund të mësoni se si të bllokoni të gjitha kukit e reja në shfletuesin tuaj dhe se cilat hapa konfigurimi kërkohen për të marrë një njoftim rreth kukive të reja.

Informacione shumë të dobishme rreth kukive në përgjithësi mund të gjenden në këto faqe interneti: http://www.allaboutcookies.org/ ose https://cookiepedia.co.uk.

PËRBËRËSIT SHTESË TË MEDIAS SOCIALE

Përbërësit shtesë të medias sociale janë pjesë e disa faqeve të internetit të "Sonova" dhe ekzistojnë për ofruesit e medias sociale ("Ofruesit"); konkretisht "Facebook", "Instagram", "Twitter", "LinkedIn", "Google+" dhe "Youtube". Kur vizitoni një faqe duke klikuar në një përbërës të tillë, shfletuesi do të lidhet me serverin përkatës të medias sociale. Në të njëjtën kohë, ofruesi do të dijë që keni vizituar faqen tonë të internetit para se të shkoni në faqen e medias sociale. Nëse jeni regjistruar dhe identifikuar me ofruesin përkatës, vizita juaj gjithashtu mund të lidhet me llogarinë tuaj të përdoruesit. Ofruesit në përgjithësi nuk ofrojnë informacione specifike se cilat të dhëna transmetohen gjatë përdorimit të përbërësve shtesë të medias sociale. Si rrjedhojë, ne nuk kemi mundësinë të verifikojmë përmbajtjen dhe qëllimin e të dhënave të transmetuara apo përdorimin e tyre nga Ofrues të tillë. Për informacione të mëtejshme rreth kësaj, referojuni përcaktimeve të mbrojtjes së të dhënave të Ofruesit përkatës. Nëse nuk dëshironi që një ofrues të mbledhë të dhëna për ju përmes faqes sonë të internetit, çaktivizoni përbërësit shtesë në shfletuesin e internetit. Nëse dëshironi të shmangni një lidhje për te ndonjë llogari ekzistuese përdoruesi, duhet të dilni nga faqja e internetit e medias sociale para se të vizitoni faqen tonë të internetit.

LIDHJET E PALËVE TË TRETA

Kjo Politikë zbatohet vetëm për përdorimin e faqes së internetit. Ne mund t'ju ofrojmë lidhje për te faqet e internetit të palëve të treta që mund të jenë me interes për ju. Megjithatë, kini parasysh që "Sonova" nuk është përgjegjëse për përmbajtjen dhe disponueshmërinë e faqeve të tilla të internetit dhe nuk mund të garantojë praktikat e privatësisë së atyre faqeve.

NA KONTAKTONI

Për çdo pyetje, koment ose shqetësim në lidhje me këtë Politikë, ose për të ushtruar të drejtat tuaja të privatësisë të lejuara nga ligji i zbatueshëm në lidhje me të dhënat personale, kontaktoni përgjegjësin për mbrojtjen e të dhënave në adresën e emailit: privacy@sonova.com.

 

E vlefshme duke filluar nga: shkurti i vitit 2022