Rreth nesh

Dëgjimi është pasioni ynë

Në "HANSATON", frymëzohemi nga pasioni për njerëzit, dizajnin dhe novacionin. Këtë pasion e tregojmë nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve tona moderne "HANSATON".



Fokusohemi te ju

Qëllimi ynë është që kushdo i cili ka nevojë për pajisje dëgjimi të jetë në gjendje të gjejë një të tillë sa më të rehatshme, si fizikisht, ashtu edhe në aspektin shoqëror.

Traditë novatore

Falë fuqisë së historikut të përbashkët të "Sonova" dhe "HANSATON", kemi krijuar më shumë se 100 vjet përvojë. Kemi forcuar më tej trashëgiminë tonë të pasur gjermane të cilësisë, dizajnit dhe inxhinerizimit, si dhe të percizionit dhe novacionin zviceran.

Dizajn me një qëllim të caktuar

Dizajnet më të mira janë kombinim i bukurisë së pashoqe dhe funksionit të jashtëzakonshëm.

"HANSATON" përpiqet të sjellë dizajne të mrekullueshme në mënyrë që klientët tanë t'i përdorin me lehtësi aparatet e tyre të dëgjimit dhe të jenë krenarë për to.


"HANSATON" punon ditë pas dite për të mbështetur personat me dëmtim të dëgjimit dhe për t'ju ofruar atyre sisteme dëgjimi që i ndihmojnë të bëjnë diçka që duhet të jetë bazike: të dëgjojnë sa më mirë çdo ditë.
Për "HANSATON", "dëgjimi dhe emocionet" janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Që nga ideja e parë për një sistem të ri dëgjimi, te konceptet e dizajnit estetik të kasës, te njerëzit që mbajnë sistemin e ri. Që nga vitet 1950, "HANSATON" është radhitur ndër markat me suksesin më të qëndrueshëm në këtë industri.

Themelimi i "HANSATON"

Rudolf G. E. Fischer e themeloi kompaninë në vitin 1957 dhe prezantoi aparatet e avancuara të dëgjimit të një prodhuesi amerikan në tregun gjerman.

Aparatet e para të dëgjimit të "HANSATON"

Zhvillimi i departamentit të krijuar nga Uwe Fischer nisi të zhvillojë aparatet e tij të dëgjimit, që filluan të përcjellin filozofinë e "HANSATON" në një mënyrë unike.

Traditë familjare e tre brezave

Pas përfundimit të studimeve për inxhinieri, Andreas Fischer iu bashku biznesit të familjes si menaxher i operacioneve. Johannes Fischer i bashkohet pas disa vitesh dhe merr në dorë zgjerimin e rrjetit global të shitjeve.

Sonova

Për të forcuar markën "HANSATON" dhe për të mbështetur rritjen e ambicieve, "HANSATON" nis një partneritet strategjik me "Sonova". Deri në vitin 2019, "HANSATON" është integruar plotësisht për të shfrytëzuar novacionet më të fundit të Sonova.