Aparatet e dëgjimit


Zgjoni inteligjencën e dëgjimit natyral me anë të aparateve të dëgjimit "HANSATON"



JETONI MOMENTIN ME "HANSATON FOKUS"

Spikasni në festën e ardhshme me "HANSATON FOKUS" dhe "StereoBeam" për biseda të lehta.


Lehtësim në përditshmëri

Truri juaj mund të kompensojë humbjen e dëgjimit deri në njëfarë mase, megjithatë, kompensimi i humbjes së dëgjimit mund të jetë rraskapitës. Prandaj, lodhja është shpesh një nga efektet anësore të humbjes së dëgjimit. Një aparat dëgjimi mund të përmirësojë situatat angazhuese në aspektin akustik, duke e bërë përditshmërinë më të lehtë dhe duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës suaj.

 

 

Stil i vlerësuar me çmime


Aparatet e bukur dhe elegantë të dëgjimit "Style RIC" ofrojnë performancë të lartë, lidhen lehtë me telefonin tuaj celular dhe mund të rikarikohen.


Opsioni "Ultra Power"

Aparatët e dëgjimit "FS Ultra Power" përmirësojnë bisedat e përditshme falë teknologjisë ConversationLift, e projektuar për të përmirësuar të folurën. Marrësit e dyfishtë ofrojnë fuqi dalëse dhe përforcim të konsiderueshëm (141/84) pasi çdo decibel ka rëndësi kur jeni duke u argëtuar.


Ruajtja e tingujve


Zakonisht, humbja e dëgjimit nënkupton që disa sinjale të tingullit nuk i transmetohen më trurit, prandaj trurit i mungon informacion, gjë që ia vështirëson shumë më tepër të kuptuarit e fjalëve. Shpesh mund të dëgjoni dikë që flet, por nuk mund të dëgjoni qartësisht fjalët.


Përdorimi i hershëm i aparateve të dëgjimit mund të mbajë trurin tuaj të stimuluar duke i dhënë atij informacionin e nevojshëm për të kuptuar të folurin.


Dizajne të bukura


Aparatet e dëgjimit vijnë në një shumëllojshmëri formash dhe madhësish. Çdo aparat dëgjimi "HANSATON" është konceptuar me kujdes për të qenë i rehatshëm dhe rezistent si dhe me stil të jashtëzakonshëm. Shumica e dizajneve tona janë të vogla dhe rezistente ndaj ujit, në mënyrë që të përshtaten lehtësisht në jetën tuaj.
Dizajne të përsosura për nevojat tuaja të dëgjimit.



"HearIntelligence" - mbështet inteligjencën e dëgjimit natyral

Teknologjia HearIntelligence™ është zhvilluar nga "HANSATON" për të përmirësuar proceset dhe funksionet natyrale të dëgjimit te njeriu.



Aparatet e dëgjimit lidhen me telefonin tuaj inteligjent

Ktheni aparatet e dëgjimit në kufje të padukshme me valë për telefonata me komandim pa duar. Përgjigjjuni një telefonate ose dëgjoni muzikë të transmetuar drejtpërdrejt në aparatet tuaj të dëgjimit. Lidhni dy telefona ose tableta njëkohësisht. Shijoni lirinë tuaj!

Me disa aparate dëgjimi "HANSATON" ju mund të kontrolloni pajisjet e telefonisë celulare me një prekje të thjeshtë të dyfishtë në veshin tuaj.

Ju mund të personalizoni përvojën tuaj të dëgjimi me anë të telefonit tuaj inteligjent. Veçoritë bazë në aplikacionin "HANSATON" janë shumë të lehta në përdorim dhe veçoritë e tjera të avancuara ofrojnë edhe më shumë personalizim të specializuar.  


Kontrolloni nëse telefoni juaj është i pajtueshëm

Liri nga rikarikimi

Kohëzgjatje deri në 24 orë.

Shijoni lirinë e aparateve të dëgjimit të rikarikueshëm, duke përfshirë edhe karikimin teksa jeni në lëvizje, me opsionet e aparatit të dëgjimit "HANSATON" të rikarikueshëm. 

  • Teknologji e provuar e baterisë së rikarikueshme me jone litiumi:  liri nga ndërrimi i detyrueshëm i baterive
  • Kohëzgjatje deri në 24 orë ndërmjet karikimeve të baterisë që ju ofron qetësi për të shijuar përditshmërinë
  • Vetëm tre orë kohë për t'u karikuar plotësisht
  • Bateria arrin karikim 80% vetëm pas 1½ orë karikimi
  • Më pak mbetje falë rikarikimit

Personalizuar për ju    

    Aparatet e dëgjimit "HANSATON" kanë në brendësi kompjuterë të vegjël me miliona kombinime cilësimesh të mundshme. Këto cilësime rregullohen nga specialisti otojatër për t'iu përshtatur  humbjes specifike të dëgjimit dhe nevojave tuaja specifike të dëgjimit – për t'iu përshtatur stilit tuaj të jetesës.

Për shembull, disa nga veçoritë e aparateve të dëgjimit janë konceptuar për të rritur volumin e tingujve rreth jush, disa janë konceptuar për t'u fokusuar te dëgjimi, disa të tjera janë konceptuar për të reduktuar zhurmat.        

Personalizimi është çelësi për të marrë atë që ju përshtatet më mirë. 



Çfarë pritet nga një aparat dëgjimi

Sjellja në shtëpi e një çifti aparatesh dëgjimi të rinj është një ditë e gëzuar. Me siguri ju jeni mësuar të jetoni me vështirësitë e dëgjimit dhe keni humbur shumë prej tingujve të mrekullueshëm të jetës. Me aparatin e ri të dëgjimit, do të arrini dëgjoni sërish tingujt e lehtë të mjediseve rrethuese, të cilat kishit kohë që nuk i dëgjonit. Megjithatë, kjo ngarkesë e papritur ndijore ndonjëherë mund të jetë e papërballueshme në fillim.

Për sa i përket javëve të para me aparatin e dëgjimit, e rëndësishme është të bëni durim. Do të ketë një periudhë përshtatjeje ndërsa mësoheni sërish me dëgjimin. Ja disa këshilla për ju: 

  1. Jepini veshëve dhe trurit tuaj pak kohë për t'u mësuar përsëri me dëgjimin. 
  2. Mbani rregullisht aparatet e dëgjimit. 
  3. Praktikoni në vende më të qeta, më pas zhvendosuni në situata më të zhurmshme. 
  4. Lexoni me zë të lartë për t'u mësuar sërish të dëgjoni zërin tuaj. 
  5. Filloni me zërat e familjarëve ose të miqve – ata që janë zëra të njohur. 
  6. Mbani shënim çdo gjë që mund të doni të personalizoni për përvojën tuaj të dëgjimit, në mënyrë që t'i diskutoni ato me specialistin otojatër.

Testi i dëgjimit online

Testoni dëgjimin nga shtëpia me anë të testit të ri të dëgjimit online

Mbështetje për aparatet e dëgjimit

Shihni pyetjet e shpeshta

>

Mësoni rreth dëgjimit

Veshët tanë janë organe ndijore komplekse. Dëgjimi i mirë ndihmon në stimulimin e vazhdueshëm të trurit.